Categories Lifestyle

Pandemia na bëri të duam më shumë shëndetin, pasurinë dhe lumturinë

Shpesh thuhet se shëndeti është pasuria e vërtetë dhe asnjëherë më parë në jetën tonë kjo thënie nuk ka qenë më e vërtetë se sa gjatë pandemisë  dhe trazirave politike në SHBA.

Ky ka qenë një vit ndryshe nga çdo tjetër. Individët kanë mësuar shumë rreth faktit se sa e çmuar është jeta. Në këtë pikë, një vit nga pandemia, secili prej nesh ndoshta njeh dikë që ka qenë i infektuar me COVID-19. Ndërsa shumica kanë arritur të mposhtin këtë virus, duke kaluar ditë të vështira  por ia kanë dalë, disa të tjerë nuk kanë qenë me kaq fat.

Fatkeqësisht, qindra mijëra amerikanë – dhe shumë më tepër në të gjithë globin kanë humbur betejën përballë këtij virusi të tmerrshëm. Muajt ​​e fundit janë një kujtesë se, mbi të gjitha, jeta është gjëja më e çmuar që kemi. Është me e qartë se kurrë se virusi nuk diskriminon. Nuk interesohet për përkatësinë etnike të viktimave të tij, praktikat e tyre fetare ose përkatësitë e tyre politike. Të pasur dhe të varfër të gjithë jemi të prekshëm.

Pra, përballë COVID-19, të gjithë jemi njësoj – dhe kjo do të thotë që secili prej nesh është i pasigurt përballë virusit. Në këto kohë provash, mësimet janë të shumta. Për shumë prej nesh, pandemia ka qenë një kohë reflektimi. Shumë njerëz po zbulojnë se kufizimi kryesisht në shtëpitë tona ka pasur një ndryshim jo vetëm në shëndetin tonë, por edhe në pasurinë tonë.

Merrni parasysh për një moment shumat e parave që amerikanët kanë kursyer gjatë muajve të kësaj pandemie. Shumica e njerëzve nuk po  shpenzojnë pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre duke udhëtuar  ose në aktivitete të ndryshme. Nuk mbetur më nevoja për të blerë bileta metroje ose treni, për të paguar tarifa autostradash, ose për të mbushur makinën me karburant, pasi shumica prej nesh po qëndrojnë në shtëpi.

Po për sa i përket veshjeve? Shumica e njerëzve po punojnë nga shtëpia,kështu që  njerëzit nuk kanë shpenzuar para për pastrimin kimik. Pse të shpenzosh para për një kravatë të re apo një bluzë të re kur, në fund të fundit, do të punosh nga shtëpia?

Kultura e konsumatorit, e njohur për amerikanët për dekada, ka marrë një goditje si rezultat i pandemisë. Shumica kanë kursyer për gjëra që dikur ishin thelbësore, të tilla si ngjarje sportive, koncerte, shfaqje dhe forma të tjera argëtimi – klube nate, restorante,  ekskursione.

Ata që ruajnë kapitalin e tyre të fituar me vështirësi kanë parë një rritje të jashtëzakonshme të kursimeve të tyre nga nëntë muajt e kaluar. Jeta në të cilën ishin mësuar kaq shumë amerikanë  dhe jeta  e shpenzimeve të mëdha ka ndryshuar.

E gjitha është një zgjedhje racionale: vazhdoni të shpenzoni para për ato të mira materiale dhe aktivitete, ose në vend të kësaj filloni të lini mënjanë paratë për arsye të ndryshme që mund të keni nevojë më vonë. Virusi ka ndryshuar me forcë shumë prej zakoneve tona, pavarësisht nëse kemi qenë të gatshëm apo jo.

Sot ne po bëjmë ndryshime të rëndësishme në jetën tonë dhe po rivlerësojmë atë që është me rëndësi të madhe. Shumë e kanë përdorur këtë kohë për të zbuluar mrekullitë e natyrës, mundësinë për të folur me miqtë dhe familjen për çështje që kanë rëndësi, në krahasim me bisedat tona të nivelit sipërfaqësor. Lutja më e madhe që i drejtohet të gjithë amerikanëve dhe botës është të kujdesën  në këtë sezon festash që të qëndrojmë të shëndetshëm në muajt e ardhshëm.

Ndoshta mund të dalim nga kjo epokë e çuditshme më të fortë mendërisht dhe të kënaqur me njohuritë që kemi marrë se çfarë në të vërtetë është lumturia më e madhe në jetën tonë. Mbi të gjitha, shpresa jonë është që  të vazhdojmë të kujdesemi për veten dhe njëri-tjetrin

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME