Categories Lajme

Papa Françesku: Bota duhet të eliminojë armët bërthamore

Papa Françesku u ka kujtuar liderëve të botës se zotërimi i arsenaleve bërthamore nuk e bën globin më të sigurt. Duke folur nga qytetet japoneze të Nagasakit dhe Hiroshimës, kreu i Kishës Katolike apeloi për eliminimin e tyre. Bota duhet të eliminojë armët bërthamore dhe të shkatërrimit në masë, që u krijojnë politikanëve idenë false të sigurisë në dëm të njerëzimit.

Mesazhin e ndau të dielën Papa Françesku nga Japonia, gjatë vizitave në Hiroshima dhe Nagasaki.
Më 6 dhe 9 gusht të vitit 1945, avionët amerikanë do të lëshonin bomba atomike në dy qytetet japoneze, që do të vrisnin mbi 210 mijë banorë. “Në botën e sotme, ku miliona fëmijë dhe familje jetojnë në kushte çnjerëzore, të shpenzosh para për të fabrikuar, modernizuar dhe shitur armë edhe më shkatërruese është një krim i pamoralshëm. Vendi këtu na bën të vetëdijshëm për dhimbjen dhe skenat e tmerrit që ne qeniet njerëzore mund t’i kallim njëri-tjetrit. Jam i bindur se një botë pa armë bërthamore është e mundur dhe e nevojshme,” deklaroi kreu 82-vjeçar i Vatikanit nga Nagasaki, i njohur edhe si qendra e katolicizmit japonez.

Fjalën dhe meshën e përgjithshme që e pasoi atë e ndoqën nën shi mijëra besimtarë të vendit. Kjo është vizita e parë e një kreu të Kishës Katolike që prej kohës së Papa Gjon Palit të Dytë. Të hënën, Papa Françesku pritet të takojë të mbijetuarit e fatkeqësisë natyrore dhe bërthamore të Fukushimës, si edhe perandorin Naruhito dhe kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME