Policia ka vënë në pranga basketbollistin Bruno Daliu i cili rrahu arbitrin gjatës ndeshjes mes Teutës dhe Tiranës. Basketbollisti i Tiranës nuk ka qenë dakord me vendimin e arbitrit, Jurgen Muho dhe e ka goditur atë me shpulla, grushte derisa sa e shtriu në tokë. Pas këtij veprimi antisportiv ka pasur vërshëllima të shumta nga tifozët e pranishëm në pallatin e sporteve në qytetin e Durrësit “Ramazan Njala” të cilët në kor kanë sharë skuadrën kryeqytetase me fjalë banale. Por Federata Shqiptare e Basketbollit nuk ka marrë asnjë masë disiplinore deri tani ndaj klubit durrsak si organizatorë të ndeshjes dhe përgjegjësit kryesor të dhunës dhe ofendimet nga ana e tifozëve. Ndeshja në fund u mbyll në favor të Teutës me rezultatin 98-86.
Categories
Sport
Goditi arbitrin gjatë ndeshjes, arrestohet basketbollisti i Tiranës (EMRI)
