Categories Lajme

Papa Francesku dhuron nga 5 pako paracetamol për 4 mijë punonjës të Selisë së Shenjtë

Pesë pako paracetamol është dhurata që Papa Francesku ka zgjedhur t’i dhurojë rreth 4 mijë punonjësve të Selisë së Shenjtë në festën e Krishtlindjes.  Jo më panetone e as shishe spumante sic ishte tradita e përvitshme, por një dhuratë origjinale në këtë kohë të vështirë pandemie ku 5 konfeksione barnash antivirale janë komode në çdo shtëpi. Bëhet fjalë për antigripin “Vick plus ditë-natë” mbi të cilat është shkruar “Dhuratë e Papës së Shenjtë për punonjësit e Vatikanit” e motiv i tij është preokupimi i Papa Franceskos që punonjësit e Selisë së Shenjtë të mos sëmuren.

Mediat italiane shkruajnë se ka qenë kardinali Konrad Kraiewski i cili i ka sugjeruar Papa Franceskos një dhuratë të tillë, një person mjaft konkret e i aftë të zgjidh shumë probleme të Selisë së Shenjtë. Por dyshohet se pas një zgjedhje e tillë janë dhe problemet financiare që Vatikani po ndesh gjatë muajve të fundit për shkak të pandemisë.

Është llogaritur se viti 2020 do të mbyllet me një humbje prej 53 milionë euro për Selinë e Shenjtë, shkaktuar nga blloku i sektorit të turizmit e mbylljes që prej fundit të janarit të 2020 të muzeve të Vatikanit ku fluksi i turistëve ishte çdo ditë mjaft i lartë. “Situata ekonomike nuk është nga më pozitivet, ka deklaruar pak ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm për ekonominë në Vatikan At Juan Antonio Guerrero Alves, por kjo nuk do të thotë se rrezikojmë default”. Gjatë meshë së të dielës Papa Francesku u shpreh se “pema e vitit të ri e përgatitjet në shtëpi për festat e fundvitit janë shenjë shprese veçanërisht në këtë kohë e nuk ka pandemi e krizë që të mund të shuaj këtë dritë.” “Le ta lemë këtë dritë, tha ai, të hyjë në shtëpitë tona e t’i zgjasim dorën çdokujt që ka nevojë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME