Categories Lajme

Papa Françesku e pranon: Murgeshat përdoren si “skllave seksi” nga priftërinjtë

Papa Françesku ka pranuar se Kisha Katolike Romane ka një problem të vazhdueshëm me abuzimet seksuale të murgeshave nga priftërinjtë e peshkopët, të cilat i përdorin si “skllave seksi”. Ati i Shenjtë i bëri komentet e tij në avion teksa kthehej nga Abu Dhabi në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një artikull javën e kaluar në një revistë mujore të Vatikanit për abuzimin e murgeshave në Kishën Katolike.Kohët e fundit, më  shumë murgesha, të inkurajuara nga lëvizja #MeToo, kanë deklaruar abuzimet nga priftërinjtë dhe peshkopët. Vitin e kaluar, Unioni Ndërkombëtar i Eprorëve të Përgjithshëm, i cili përfaqëson më shumë se 500,000 murgesha katolike, u kërkoi anëtarëve të tyre të raportonin abuzimin.

“Është e vërtetë … ka pasur priftërinj dhe madje peshkopë që e kanë bërë këtë. Mendoj se është ende duke vazhduar sepse diçka nuk ndalet vetëm sepse ju jeni bërë të vetëdijshëm për të”, tha Papa. “Ne kemi punuar për këtë për një kohë të gjatë. Kemi pezulluar disa priftërinj për shkak të kësaj”, tha ai, duke shtuar se Vatikani ishte në proces të mbylljes së një urdhri fetar femëror për shkak të abuzimit seksual dhe korrupsionit. “Nuk mund të them ‘kjo nuk ndodh në shtëpinë time. Është e vërtetë. A duhet të bëjmë më shumë? Po. A jemi të gatshëm? Po”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME