Categories Bota, Lajme

Papa Françesku: Vaksina anti-Covid duhet t’u ofrohet të varfërve, “Jo prioritet për më të pasurit”

Papa Françesku ka deklaruar të mërkurën se njerëzit më të varfër në botë janë ata që duhet të kenë akses ndaj vaksinës anti-Covid. Kjo, nëse një vaksinë për koronavirusit do mund të prodhohet në të ardhmen.

“Sa e trishtueshme do të ishte nëse një vaksinë për Covid-19 do të bëhej prioritet për më të pasurit. Do të ishte e trishtueshme nëse vaksina do të bëhej pronë e disa kombeve dhe jo universale për të gjithë,” tha Papa duke iu drejtuar njerëzve. Pandemia “ka zbuluar gjendjen e të varfërve dhe pabarazinë e madhe që mbretëron në botë”, u shpreh Ati i Shenjtë.

“Në një anë është shumë e domosdoshme që të gjejmë një kurë për këtë virus të vogël, por të tmerrshëm, që e ka gjunjëzuar të gjithë botën. Nga ana tjetër, ne duhet të gjejmë një kurë për një virus të madh, atë të padrejtësive sociale, pabarazisë në mundësi, margjinalizimin dhe mungesën e mbrojtjes për më të dobëtit,” shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME