Categories Lajme

Papunësia në Eurozonë – Bie në 7.4%. Niveli më i ulët që prej Majit 2008

Norma e papunësisë në Eurozonë ra në muajin Gusht në nivelin më të ulët në më shumë se një dekadë, duke vazhduar trendin rënës që ka zgjatur prej 5 vitesh.

Zyra e Statistikave e Bashkimit Europian, Eurostat, bëri të ditur se norma e papunësisë në 19 vendet që ndajnë euron, ra në 7.4% në Gusht, duke prekur nivelin më të ulët që prej Majit 2008, kur ekonomia nisi të ndiejë ndikimin e krizës botërore të nisur në Shtetet e Bashkuara.

Rënia nga muaji Korrik zgjati trendin pozitiv të nisur në Gusht 2014, kur papunësia qëndronte në 11.5%. Që prej atëherë, treguesi ka rënë apo ka mbetur i pandryshuar çdo muaj.

Rënia e Gushtit ishte surprizë, ndërkohë që ekonomistët prisnin një normë të pandryshuar nga Korriku. Papunësia në Gusht ra në vendet që kanë normën më të lartë, çka tregon se ndasitë ekonomike mes bllokut po tkurren, pavarësisht se janë ende të mëdha.

Në Spanjë, norma e papunësisë ra në 13.8% në Gusht,  ndërsa në Itali, treguesi preku 9.5%. Greqia, që është vendi me normën më të lartë të papunësisë, regjistroi një rënie në 17%.

Në Gjermani dhe Francë, që janë 2 ekonomitë më të mëdha të Europës, norma mbeti e pandryshuar në 3.1% dhe 8.5% në mënyrë respektive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME