Categories Sport

Kur Abeli “provokon” … Kainin!

Nga Gent Strazimiri –

Qenkan “provokuar” nga një banderolë tifozësh në stadium, që tregon disa njerëz të varur (jo “partizanë” ) me korba sipër koke.
Në pamje të parë duket si reagim që sjell natyrshëm ndjenja njerëzore: njerëz të varur… është makabre, e shëmtuar, anti-njerëzore!!!
Në fakt i ka “provokuar” prezenca e yllit të kuq, simboli i Titos, Stalinit, Çausheskut, … Enver Hoxhës (jo i skuadrës), në shpinën e njërit prej tyre, jo i varuri si qenie njerëzore!
Nuk e kanë quajtur “provokim” e as janë “provokuar”, kur rrugëve të qyteteve iu vu emri i Mehmet Shehut, Shefqet Peçit, Ndreko Rinos që kanë varur shqiptarë “me yll” e “pa yll” në ballë, vetë me dorën e tyre pa llogaritur urdhërat e dhënë të tretëve, më shumë nga ç’kanë pirë gota uji gjatë jetës së tyre.
JO!
As kur u shpallën “Qytetarë Nderi” gjakatarët barbarë të gjallë e të vdekur për “nderin” e çeljes së dhjetra kampeve të përqendrimit, qindra vatrave të internimit, mijëra varreve pa eshtra të shqiptarëve “pro” e “kundër” yllit të kuq, përfshi dhe njëri-tjetrin…
Nuk u provokuan kur mori titull nderi “masakra e Buzëmadhes”, “masakra e Fushë Alijes”, “kampi i Tepelenës”, “shtypja e revoltës së Spaçit”, “raprezalja e Bombës së Ambasadës Sovjetike” , “varja si tradhëtarë, me gjyq publik e firmatarëve të Aktit të Pavarësisë” …
JO!
“Provokohen” nga “Ylli i Kuq” që vrau çdo vlerë intelektuale, njerëzore, patriotike, ekonomike e historike, përfshi dhe shokun e “luftës” dhe të krimeve të kryera së bashku ndaj shqiptarëve…
Nuk provokohen kur qeveria, zyrtarisht, me listë, me ceremonial dekoron në emrin tonë TË GJITHË KRIMINELËT, shkaktarë të masakrës më të pashpirt, më sistemike, më gjakftohtë, më masive të kryer ndonjëherë mbi këtë komb, madje nga vetë shqiptarët, nga Mitrovica në Konispol!!!
JO!
“Provokohen” dhe “turpërohen” nga një banderolë e shpalosur në stadium me rastin e një ndeshje futbolli, ku e vetmja ngjarje vërtetë e turpshme, anti-sportive, anti-qytetare, ishte përleshja mes dy grupeve të dy tifozerive, që në fakt s’kishte lidhje as me “yllin” si simbol i skuadrës, e aq më pak me yllin si simbol të gjakatarëve e barbarisë që në 46 vjet nuk kurseu as tifozë, as lojtarë, as shefa e madje as ministra të vetë klubit “Partizani” …
Janë “provokuar” në imazhin e babit, gjyshit kriminel e vëlla-vrasës, jo të “partizanit” si koncept i rezistencës anti-fashiste e aq më pak si tifozeri apo si skuadër futbolli!!!
KAQ!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME