Categories Lajme

“Para 3 viteve këtu ishte pishinë, provën e kaluam”, Rama batuta me banorët në Çerven të Fierit: Ishe në kat të dytë në atë kohë, shikoje oqeanin

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot fshatin Çerven të Fierit, ku vite më parë ishte një zonë kritike pasi përmbytej nga dalja e Vjosës nga shtrati, ndërkohë që situata këtë vit paraqitet ndryshe.

Kreu i qeverisë, teksa shoqërohej nga kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, Rama theksoi se 3 vite më parë ky fshat dhe Darzeza do ishin përmbytur në këtë situatë. Gjatë takimit dhe me banorët e fshatit, Rama nuk i kurseu batutat, duke u shprehur se; “E mbaj mend para 3 vitesh këtu, ti ishe në kat të dytë. Rrije në kat të dytë dhe shikojë oqeanin.”. Mes të tjerash Rama tha se situata është problematike në Obot të Shkodrës.

“Kjo është gjendje normale në këtë llahtar shiu. Me ato reshje që ishin këto dy ditë, do kishim Darzezën e 3 viteve më parë. Tani ne nuk kemi asnjë banesë të prekur. Kjo është A-ja. Me këtë situatë shkonin dhe mbyteshin të gjitha shtëpitë në Darzezë. Këtu ishin të gjitha ‘pishina’. Këtu vite më parë ishte gjithçka në ujë. Ata që ishin këtu hypnin në kat të 2. Këtu ku ecim ne, lundronin varkat.

Shpëtuam se punuam. Shpëtuam se bëmë këtë punë. E mbaj mend para 3 vitesh këtu, ti ishe në kat të dytë. Rrije në kat të dytë dhe shikojë oqeanin. Për 25 vite këtu nuk u bë gjë nga shteti. Ça ndërtonit ditën, vinte Vjosa natën dhe thoshte; ‘hajde bëje nga e para’. Ka ende punë, por pikat kritike janë kapur. Sot problemin e kemi në Obot lart, ku është shumë në nivelin e mundshëm për të përballuar çdo fryrje të liqenit. Në pjesën e tjera, problemet e djeshme në zonën Shkodër-Lezhë, sot duket se ka punuar sistemi i kanalizimeve. Nëse bëhet ndonjë apokalips, edhe ndodh. Por kjo ishte një provë e madhe.”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME