Categories Lajme

“Parajsë monetare”, por Zvicra jep një mesazh të hidhur për shqiptarët

Prej vitit 2021, autoritetet shqiptare do të mund të marrin informacione bankare për qytetarët shqiptarë në Zvicër, dhe e anasjellta.

Pra Zvicra do të jetë në gjendje që të marrë informacione bankare për qytetarët e saj që kanë llogari në një ose disa banka që operojnë në vendin tonë.

Senati zviceran aprovoi kështu këtë javë listën me 18 shtete për shkëmbimin automatik të të dhënave bankare.

Pjesë e kësaj liste me 18 shtete është edhe Shqipëria, i vetmi shtet europian.

Senati zviceran ndjek kështu dhomën e përfaqësuesve duke aprovuar listën e re të vendeve që përfshihen në shkëmbimin automatik të informacionit financiar (AEOI), raporton Scan.

Kjo listë e çon në 75 numrin e shteteve me të cilat Zvicra ka këtë lloj marrëdhënie. Janë rreth 3.1 milionë rastet për të cilat autoritetet zvicerane kanë dhënë informacione bankare deri më tani.

Zvicra është një prej vendeve që konsiderohen si parajsa për të fshehur vlerat monetare, kryesisht ato që janë burim i aktiviteteve të paligjshme, sidomos për zyrtarët e lartë dhe politikanët.

Në këtë kuadër, kjo marrëveshje pritet t`i vijë mjaftueshëm në ndihmë drejtësisë shqiptare, duke filluar prej vitit 2021.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME