Categories Lajme

“Parakusht i të gjitha kushteve”, thirrja e fortë e Metës për HEC-et

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndërtimin e HEC-eve duke bërë thirrje publike që të mos lejohet që vendimmarrjet politike të veprojnë në kundërshtim me interesin publik. Në një status në Facebook, Meta thekson se parakusht i të gjitha kushteve janë zgjedhjet e lira dhe të drejta, si dhe dëgjimi i zërit të qytetarëve.

“Të MOS LEJOJMË, me mjete demokratike, që vendimmarrjet politike të veprojnë në KUNDËRSHTIM me interesin publik, si në rastin e HEC-ve mbi Vjosë. PARAKUSHT i të gjitha kushteve, janë ZGJEDHJET e lira dhe të drejta dhe dëgjimi i ZËRIT të qytetarëve”, shkroi Meta.

Presidenti Ilir Meta ishte sot pjesë e Forumit Ndërkombëtar për lumin “Vjosa”, ku bëri me dije se u fitua një betejë e parë nga ambjentalistë e aktivistë, që ka të bëjë me mosdhënien e lejes për HEC-in e Kalivaçit.

Ai tha se Vjosës i duhet një modeli i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, ndërsa propozoi kthimin e saj në Park Kombëtar. “U bë e mundur të fitohet beteja e parë e një lufte, mosdhënia e lejes për HEC-in e Kalivacit. Do këshilloja që kjo nismë të vazhdohet për pjesën ende të pambrojtur të lumit Vjosa. Të shpalljet Park Kombëtar zona e Vjosës, sidomos pjesa Qesarat-Poçem e kërcënuar për ndërtimin e digave.

Vjosa nuk është vetëm e Shqipërisë, por e gjithë Europës. Duhet një strategji për zhvillim të qëndrueshëm,për mirëqenie për gjithë rajonin, jo ndërtim hercësh, të cilët nuk janë rrugë e blertë për zhvillimin e vendeve. Duhet turizëm veror, agrotuzimëm pasi është krejt e paparanueshme që zona të bukura dhe të pasura të shkatërrohen e braktisen. Janë vendimarrjet e gabuara politike që çojnë drejt shkatërrimit parajsa të tilla natyrore. Ne, me mjetet dhe veprime demokratike kemi për detyrë të mos e lejojmë”,tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME