Categories Lajme

Paralajmërimi i Gjikës: Deri në korrik edhe 100 mijë persona të tjerë të papunë

Kreu i fasonerisë Gjergj Gjika në studion e emisionit “Ekopoltikë” ka bërë një paralajmërim, se deri në korrik do të dalin të papunë edhe 100 mijë persona të tjerë. Gjika iu referua situatës së krijuar nga koronavirusi dhe tha se rënia ekonomike do të jetë e lartë.

Gjergj Gjika: Javën e parë kur filloi ai burgi i madh i 2 mln e gjysmë shqiptarëve kam thënë diçka, rënia do jetë me 2 shifra dhe shifra e parë nuk do jetë njësh, por më e madhe se njësh. Ajo 9% është kot, sepse do jetë mbi 20% me minus. Kjo do të thotë që edhe 100 mijë persona të tjerë pa punë deri në korrik. Kanë ikur nga puna mesatarisht 10 mijë veta në ditë, kanë lënë punën njëherë e përgjithmonë.

Gjika tregon edhe kërkesën që i kishin bërë kryeministrit, por që ky i fundit nuk i ndihmoi.

Gjergj Gjika: Unë po ju them dicka për ta kuptuar atë dy standardet. Kur ishte puna për të bërë një të mirë, ne dërguam 30 mjekë në Itali dhe bëmë shumë mirë. Në të njëjtën periudhë i kemi kërkuar me shkresë zyrtare që të ndërhyjë pranë qeverisë italiane dhe industrinë e fasonit ta furnizonte me veshjet e tenderave publik italianë sic ishin për mjekësinë italiane, policinë dhe ushtrinë. Mundet që të ketë bërë ndonjë letër, por nuk bëri me të njëjtin temp dhe me të njëjtin pathos. A e dini ju që këto porosi që mund ti bënte fasoni shqiptar  që ndër vite ka prodhuar për tregun italian, tani ata i marrin dhe i importojnë nga Kina, në vend që ti importonin që këtej.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME