Categories Lajme

Parandalimi i rritjes së rasteve të reja, Gjermania merr vendimin e papritur për udhëtarët në aeroporte

Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë ka vendosur të ofrojë teste falas për koronavirus për udhëtarët që kthehen në të gjitha aeroportet gjermane, në përpjekje për ta parandaluar rritjen e numrit të rasteve për shkak të udhëtimeve gjatë verës. Sipas ministres rajonale të Shëndetësisë në Berlin, Dilek Kalayci, testimi fillimisht nuk do të jetë i obligueshëm dhe shteti do t’i mbulojë shpenzimet për të gjitha rastet, raporton “Schengenvisainfo”, “Ata që kthehen nga vendet me rrezikshmëri të lartë duhet të testohen dhe ata që kthehen nga vendet pa rrezik gjithashtu do ta kenë mundësinë”, theksoi zonja Kalayci.

Ajo shtoi se personat që kthehen nga vendet pa rrezik nuk do të testohen në aeroporte, por do të marrin test falas nga autoritetet shëndetësore lokale. Qendrat e testimit do të vendosen në të gjitha aeroportet në mënyrë që personat e kthyer nga vendet me rrezikshmëri të lartë të testohen menjëherë pas ardhjes. Personat që nuk dëshirojnë të testohen ose ata që dalin pozitivë në testin për koronavirus do të jenë të detyruar të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë. Aeroportet në Frankfurt, Këln dhe Mynhen tashmë janë duke e zbatuar këtë skemë, ndërsa Berlini planifikon që t’i nisë testimet në aeroporte nga kjo javë, njoftuan autoritetet lokale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME