Categories Lajme

Parandalohet vrasja në Lushnje, një person i maskuar dhe me kapuç i bën pritë një gruaje në derë të shtëpisë, ajo që ndodh më pas…

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në qytetin e Lushnjes. Policia ka arrestuar shtetasin Emir Emiri për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Ai është shfaqur i maskuar dhe me kapuç, në portën e një shtetaseje, e cila dyshohet se i kishte marrë borxh një shumë parash.

Njoftimi i policise:  Bashkëpunimi me qytetarët parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. Kishte siguruar mjetet për të kryer vrasje, kapet dhe arrestohet autori. Sekuestrohen një armë e ftohtë (thikë) dhe një palë dylbi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë nga qytetarët se në një pallat në lagjen “Çlirimi”, ndodhej një person i maskuar me kapuç, menjëherë shkuan në vendngjarje dhe përpara derës së shtetases A. B., 50 vjeçe, konstatuan shtetasin E. E., të maskuar, me kapuç në kokë. Gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë(thikë) dhe një palë dylbi.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. E., 63 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se shtetasja A. B., i kishte marrë hua një sasi parash shtetasit E. E

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon qytetarët që besojnë te Policia dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit duke i garantuar anonimatin dhe një reagim në kohë të Policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME