Categories Lajme

Parashikimi i motit, dita nis me vranësira dhe reshje

Sipas MeteoAlb orët e para të ditës dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje shiu. Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit duke bërë që të ketë më shumë intervale me kthjellime. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por forcohet në det gjatë pasdites me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa Një sistem i dendur vranësirash ka përfshirë pjesën jugore të kontinentit Europian duke kushtëzuar mot me vranësira të dendura, dhe shtrëngata shiu. Po ashtu pjesërisht Europa Qendrore vijon me reshje shiu. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqiten Veriu dhe Lindja e Kontinentit.

Kosova, Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me vranësira dhe reshje të izoluara. Por pjesa e dytë e ditës sjell pauza të reshjeve dhe ri-kthim të kthjellimeve.

Maqedonia e Veriut, Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që mëngjesi dhe mesdita të mbeten me vranësira dhe reshje të pakta shiu. Ndërsa mbrëmja sjellë herë pas herë intervale me kthjellime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME