Categories Lajme

Moti për sot…

Sipas MeteoAlb orët e para të mëngjesit paraqiten me vranësira të shpeshta dhe shira të papërfillshëm në zonat verilindore dhe skajin Juglindor, ndërsa pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Por duke ju afruar mesditës vranësirat largohen nga Republika e Shqipërisë duke ri-kthyer motin e kthjellët. Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë deri mëngjesin pas-ardhës.

Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në mëngjes por rriten në mesditë, duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 6°C deri në 26°C.

Era do fryjë e fortë gjatë paradites por intensiteti bie pasdite me shpejtësi 45km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Kosova , Mëngjesi mbetet në ndikiminim e motit të paqëndrueshëm ku vranësirat e shpeshta dhe shirat afatshkurtër do të jenë dominues në republikën e Kosovës. Por gjatë paradites moti do të përmirësohet fillimisht në zonat perëndimore dhe gjatë mesditës do të përfshijë gjithë territorin e Kosovës duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Maqedonia e Veriut Zonat veriore të MV do të paraqiten gjatë orëve të mëngjesit me vranësira dhe shira të izoluar, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët. Mesdita dhe pasditja përmirësojnë kushtet atmosferike në të gjithë MV.

Rajoni dhe Europa Kontinenti Europian do të përfshihet nga kushtet e motit të qëndrueshëm , ku kthjellimet do jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të tij. Konkretisht me diell Paraqiten Europa Veriore, qendrore dhe rajoni i Mesdheut. Ndërsa  vranësira të dendura dhe shira afatshkurtër do kenë Ishujt Britanikë, Brigjet e Egjeut dhe Europa Lindore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME