Categories Lajme

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira, ja sa do të jetë temperatura minimale dhe maksimale

Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i një qëndre e presionit të lartë atmosferik mbi Adriatik do të diktojë kushtet e motit në vendin tonë. Për pasojë: moti gjatë paradites paraqitet me kthjellime në gjysmën lindore POR vranësira kalimtare do ketë gjysma lindore e vendit. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të VIJOJE në të njëjta kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen sërisht në mëngjes por orët e mesditës nuk sjellin ndryshime  duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 22 °C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Kosova

Masat ajrore me origjinë verilindore do të diktojnë mot të kthjellët por relativisht të ftohtë në republikën e Kosovës. Parashikohet që kushtet e motit të kthjellët të mbeten gjatë gjithë ditës edhe pse do ketë vranësira kalimtare.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta MBIZOTEROJNE kushtet e motit deri në mesditë në territorin e MV. Këto kushte atmosferike mbeten edhe gjatë pasdites dhe natës.

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i një qëndre anticiklonare në mesdhe me ndikim deri në qëndër të kontinetit do të diktojë mot të kthjellët në këto rajone. NDERSA ndryshe paraqitet situata për Gadishullin Iberik , ku moti dominohet nga vranësira dhe reshje shiu. Po ashtu rajoni i Balltikut dhe Europa Lindore VIJOJNE me mot të paqëndrueshëm shoqëruar me stuhi dhe reshje dëbore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME