Categories Lajme

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat

Sipas MeteoAlb kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë gjatë paradites, ku më të dukshme paraqiten në zonat verilindore dhe Lindore duke sjellë shira afatshkurtër dhe të izoluar.

Ndërsa pasditja dhe kryesisht orët e mbrëmjes sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke zhvendosur vranësirat përgjatë kufirit Lindor. Parashikohet që edhe nata të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë, duke bërë që vlerat ekstremale ditore të luhaten nga 8°C mëngjesi deri në 28°C mesdita. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.

Kosova Pjesa e parë e ditës paraqitet me vranësira të dendura dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Por gjatë mesditës dhe pasdites territori i Kosovës do të përfshihet nga kthjellimet.

Maqedonia e Veriut Gjatë paradites moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. Por mesdita dhe pasditja sjellë shtim të vranësirave dhe reshje në të gjithë territorin edhe pse reshjet do jenë të pakta. Parashikohet që nata të përmirësoj dukshëm kushtet e motit.

Rajoni dhe Europa Pjesa më e madhe e kontinentit vijon vranësira të dendura dhe reshje shiu, ku më problematike situata do të jetë pjesërisht në Euroopën Qendrore dhe lindore, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive të erës. Ndërsa kthjellimet do të dominojnë Brigjet e Egjeut dhe Gadishullin Iberik

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME