Këta duhet të jenë parashutistët më të qetë në botë. Ndërsa shumica e njerëzve mbajnë të paktën një sy në tokën që afrohet me shpejtësi, këto mjete fluturimi me krahë janë kthyer përmbys për të përballuar qiellin.
Në një lartësi të dukshme nga toka këta parashutistë duken se nuk kanë asnjë merak në këtë botë pasi shijojnë udhëtimin e tyre. Madje ata duket sikur janë duke kërcyer një duet mes tyre.
Jeff Donohue, i cili bëri fotografitë në Zephyr Hills në Florida, tha: “Fotografitë tregojnë parashutat e krahëve që merren me kthimin e fluturimeve dhe nxisin një lloj lëvizje akrobatike”. Po ashtu ai tregon se fotot janë shkrepur nga përkrenarja e tij.



