Categories Lajme

‘Paratë s’janë motivi i vrasjes’/ Zeka: Naim Murseli është thyer para policisë. Do dalin gjëra shumë të rënda

Gazetari Milaim Zeka tha në një intervistë për Euronews Albania se Naim Murseli tashmë është thyer nga policia dhe do të dalin në dritë gjëra shumë të rënda.

Sipas gazetarit një person i cili është i aftë që me gjakftohtësi të organizojë vrasjen e gruas në sy të fëmijëve të tij, është tipi i personazhit që do të thyet para policisë. Zeka theksoi se motivi i vrasjes ka për të dalë, ndërsa shtoi se  paratë nuk mund të jenë kurrsesi motivi për këtë ngjarje makabër.

“Unë jam shumë, shumë i bindur që policia e Kosovës dhe prokuroria do të arrijnë ta zbulojnë motivin, pasi karakteri i një njeriu të tillë, që organizon vrasjen e gruas në prezencë të fëmijëve, se ndodh që e kanë vrarë gruan aksidentalisht, e personazhe të tillë bëjnë edhe vetëvrasje, por ta organizosh vrasjen të tillë, ti e ke mirëmendruar.

Që të organizosh vrasjen e gruas në sy të fëmijëve, ti duhet të jesh një vrasës i tmerrshëm. Ky njeri tashmë është thyer para policisë, pasi e ka pranuar të gjithë organizimin, por do dalin gjëra shumë të rënda nga hetimet. Do dalin gjëra  të rënda nga hetimet, do dalin gjëra të rënda brenda familjes. Por një gjë e them  me përgjegjësi, paratë nuk janë motivi”,-tha Milaim Zeka

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME