Categories Politike

Parlamenti i ri i Kosovës, mblidhet më 24 dhjetor

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vendosi të mërkurën që mbledhja e parë e parlamentit të ri, të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit të mbahet më 24 dhjetor. Në një njoftim të zyrës së tij thuhet se “Kryetari dhe Kryesia e Legjislaturës së Gjashtë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi, do të përgatisin propozimin e rendit të ditës për Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Mbledhja e parë do të mbahet tre ditë para përmbushjes së afatit prej një muaji që filloi të numërohet më 27 nëntor kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, certifikoi rezultatet e votimeve, duke i hapur rrugën procesit të ngritjes së institucioneve të reja.

Sipas atyre rezultateve Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 26.27 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës 24.54 për qind, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 21.23 për qind, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate ka fituar 11.51 për qind, Lista Serbe ka fituar 6.40 për qind dhe koalicioni i Nismës Socialdemokrate, Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë ka fituar 5 për qind.

Në bazë të këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka 29 vende në parlamentin 120 vendesh, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 28 vende, Partia Demokratike 24 vende, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate ka 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, sot vazhdojnë bisedimet për një marrëveshje për bashkëqeverisje. Megjithëse të dyja subjektet kanë arritur pajtim për programin qeverisës, ato po përballen me një ngërç për ndarjen e pushtetit.

Një pikë ndarëse ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike mbetet çështja e postit të presidentit të vendit, pasi që kjo e fundit po kërkon që në kuadër të marrëveshjes për bashkëqeverisje të jetë edhe ky post dhe ai t’i takojë asaj në vitin 2021. Të dyja partitë kanë gjithsej 57 vende në parlamentin me 120 deputetë, ndërsa për ta miratuar formimin e qeverisë duhen së paku 61 vota. Për këtë ato llogarisin në votat e deputetëve të komuniteteve jo serbe./VOA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME