Categories Lajme

Parlamenti voton shkarkimin e tij, Meta në presidencë me Ansamblin Folklorik

Në Shqipëri, parlamenti pritet të votojë sot mbi raportin e hartuar nga Komisioni Hetimor i ngritur me kërkesën e e një grupi deputetësh të shumicës socialiste për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Komisioni i ka propozuar parlamentit pikërisht shkarkimin e Kreut të Shtetit për “shkelje të rënda të Kushtetutës”, me qëndrimet dhe deklaratat e tij para dhe gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 Prilli.

Sipas Komisionit hetimor, Kreu i Shtetit rezulton të ketë kryer së paku 9 shkelje, duke nisur që nga betimi i tij si president, te cënimi i procesit zgjedhor, i marrëdhënieve me partnerët strategjikë të Shqipërisë, imazhit dhe reputacionit të vendit, cënimi i figurës së vetë institucionit të Presidentit apo dhe abuzim me kompetencat kushtetuese të Presidentit.

Të gjithë këto shkelje velrësohen nga komisioni si “shkelje të rënda të Kushtetutës, pasi nga aktet e administruara në këtë proces hetimor dhe siç arsyetohet në këtë raport vërtetohet se: i) për kryerjen e akteve që përbëjnë shkelje të Kushtetutës Presidenti nuk ka pasur ndonjë qëllim të justifikuar; ii) me këto shkelje Presidenti ka cënuar të drejtat e njeriut, marrëdhëniet shoqërore, politike sensitive dhe të rëndësishme që mbrohen nga Kushtetuta, Kodi Penal dhe legjislacioni shqiptar në fuqi; iii) Presidenti ka kryer shkeljet kushtetuese në mënyrë të përsëritur dhe aktet që përbëjnë shkelje kanë qenë konsistente; iv) shkeljet kushtetuese të konsumuara nga Presidenti kanë pasur ndikim negativ në funksionimin e shtetit dhe në sferën sociale, politike dhe në ekonominë e vendit; v. sjellja e Presidentit ndaj shkeljeve kushtetuese është në kundërshtim të hapur me përgjegjshmërinë, vetëpërmbajtjen, seriozitetin, maturinë dhe korrektësinë e qëndrimeve që duhet të shfaqë një përfaqësues i lartë i shtetit, që respekton parimet e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit, të cilit Kushtetuta i ka veshur atributet e përfaqësuesit të unitetit të popullit”.

Presidenti Meta nga ana e tij ka folur gjatë gjithë kohës për një “nismë ilegjitime të parlamentit”. Ai nuk u paraqit të mbronte pozicionin e tij as në Komisionin hetimor dhe nuk shfrytëzoi as të drejtën që i njihet për t’u paraqitur dhe në seancën e sotme. Si për të dëshmuar indiferencën e tij ndaj vedimmarrjes së sotme, ndërsa në parlamenti vijonte me diskutimet, ai organizoi në presidencë një aktivitet kulturor me këngë e valle nga Ansambli Folklorik i Dibrës “Hazis Ndreu”. Pavarësisht vendimit të sotëm të parlamentit, i cili duhet të merret me dy të tretat e anëtarëve të tij, fjalën e fundit do të duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME