Categories Lajme

Partitë në Maqedoninë e Veriut vendosin datën e zgjedhjeve, ja si do të votohet

Partitë në Maqedoninë e Veriut kanë arritur marrëveshje për datën e zgjedhjeve. Më 15 korrik vendi shkon në zgjedhje parlamentare. Këtë e konfirmoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i cili deklaroi se kushtet e VMRO-DPMNE-së janë pranuar dhe se lëvizje nga kjo datë nuk ka. e13 dhe 14 korriku do të jenë data kur do të votojnë personat në vetizolim, të sëmurët me Kovid-19 dhe qytetarët që kanë sëmundje të tjera dhe nuk janë në gjendje t’iu drejtohen kutive të votimit.

Ndërkohë që do të propozohet vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme me qëllim përputhjen e afateve me datën e zgjedhjeve. “15 korrikun e vulosim si datë përfundimtare për në të cilën me garanci do të merr pjesë edhe VMRO-DPMNE-ja. Sot fola përsëri me Mickoskin dhe më tha se pranon zgjedhje më 15 korrik”, tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

“15 korrikun e vulosim si datë përfundimtare për në të cilën me garanci do të merr pjesë edhe VMRO-DPMNE-ja. Sot fola përsëri me Mickoskin dhe më tha se pranon zgjedhje më 15 korrik”, tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski konfirmoi se subjekti i tij do të marrë pjesë në zgjedhjet e 15 korrikut.

“Dy kushtet që i kërkuam janë pranuar, e para protokolli për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe e dyta misioni i OSBE-ODIHR-së ta mbrojë vullnetin e qytetarëve”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së. Për BDI-në 15 korriku është datë e pranueshme. “Ftojmë të gjitha institucionet e vendit të përgatisin të gjitha protokollet për mbrojtje maksimale të shëndetit të qytetarëve gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve”, njoftojnë nga BDI.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME