Categories Lajme

‘Partizanët, këta kalorës të çlirimit e të lirisë’/ Ruçi letër në 75 vjetorin e themelimit të Brigadës XX

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u ka dërguar një letër përshëndetëse ish partizanëve të Brigadës XX Sulmuese, në 75 vjetorin e themelimit të kësaj Brigade. Ruçi shkruan se sot është dita të kujtojmë se Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe vlerat antifashiste nuk vjetërohen kurrë. Ai thotë se këto vlera qëndrojnë në themel të rrugëtimit europian të Shqipërisë.

“Sot jam shpirtërisht në Protopapë, Maliq, Korçë, Pogradec, Elbasan, Librazhd, Zvezdë, Qafë-Thanë, Përrenjas, Domozdovë, në grykat e Xhyrës dhe kudo ku kanë luftuar e fituar parltizanët e Brigadës XX Sulmuese.
Brigada XX u formua në Protopapë, më 9 shtator 1944, prej bashkimit të batalionit të famshëm “Tomorri”, me batalionet e tjera që vepronin në këto krahina, si  “Reshit Çollaku”, “Hakmarrja” , “Fuat Babani” dhe “Skënder Çaçi”.

Asaj iu bashkuan qindra vajza e djem të rinj nga Korça, Skrapari dhe Elbasani, të cilët formuan sëbashku këtë formacion partizan, të njohur për vitalitetin, trimërinë dhe heroizmin e pashoq. 1200 partizanët e Brigadës XX, siç shkruan historia e Luftës, nuk kanë në bilancin e tyre asnjë betejë të humbur. 

Vetëm një ditë pas krijimit, më 10 nëntor 1944, partizanët e Brigadës XX hynë në Librazhdin e çliruar dhe një javë më vonë, më 17 nëntor, në Elbasanin e çliruar.  Populli i Elbasanit, Librazhdit dhe gjithë krahinave të tyre do tu jetë mirënjohës përjetë vajzave e djemve të kësaj Brigade, të cilët i çliruan ato nga okupatori nazi-fashist dhe bashkëpunëtorët e tyre vendas.
Brigada XX ishte pjesë e uraganit të fuqishëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, e cila çliroi Shqipërinë nga pushtuesit nazi-fashistë dhe tradhëtarët vendas. Ushtria e partianëve shqiptarë luftoi denjësisht në krah të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ushtrisë së Kuqe, Ushtrisë së Britanisë së Madhe, të Francës dhe vendeve të tjera të koalicionit antifashist. Ishin partizanët shqiptarë, këta kalorës të çlirimit e të lirisë, që e vendosën Shqipërinë në anën e drejtë të historisë, në krah të forcave antifashiste e çlirimtare.
Në këtë ditë të shënuar, është dita të kujtojmë se Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe vlerat antifashiste nuk vjetërohen kurrë. Ato qëndrojnë në themel të lirisë, të përparimit, të kontributit tonë në NATO, për paqen, sigurinë e stabilitetin në rajon e në botë, në themel të rrugëtimit europian të Shqipërisë.”,
 shkruhet në letrën e Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, drejtuar përshëndetëse ish partizanëve të Brigadës XX.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME