Categories Sport

Partizani 7 ndeshje pa humbje, filozofia e Franko-s drejt fitores

”Të gjitha ekipet i vlerësoj maksimalisht por nuk i druhem asnjë kundërshtari. Skuadra si Kukësi, Tirana janë të forta. Bylisi është një surprizë, nuk e di nëse do të vazhdojë kështu deri në fund”. Kështu shprehet Franko Lerda, i cili është nga të paktët italian që jo vetëm po arrin të përshtatet me Partizanin dhe realitetin shqiptar por tashmë filozofia e tij po rezulton fituese.

Me prepotencë, me arrogancë, i mbështetur në maksimum nga stafi drejtues, Lerda ka arritur të dominoj mbi një grup të mbushur me ”gjela”, ka vendosur diktatin e tij dhe më në fund mund të buzëqesh pasi Partizani po rikthehet aty ku të gjithë kërkonin, në krye të klasifikimit. 7 ndeshje radhazi pa pësuar humbje, ekipi që ka gabuar më pak nga të gjithë, një ekip që ka potencialin e duhur për të mbrojtur titullin kampion. Lerda ka në dispozicion një grup solid, një stol cilësorë, të gjithë këto janë faktorë të rëndësishëm për të dominuar një kampionat më shumë se konkurrues.

Ndaj Luftëtarit të gjithë ishin protagonist, duke nisur nga kapiteni Alban Hoxha që në momentin më delikat të sfidës priti një 11-metërsh dhe deri te Asani i cili u hodh në fushë si zëvendësues, fitoi dhe shndërroi në gol një penallti që hipotekoi fitoren. Pas një jave shumë të ngarkuar, ku Lerda fitoi sfidën e parë brenda llojit, fitorja ndaj Luftëtarit ishte shumë e rëndësishme për të ruajtur kreun dhe për të përforcuar edhe më shumë pozitat e italianit dhe të Partizanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME