“Partizani” mbetet jashtë kupave europiane. Skuadra kampione e Shqipërisë barazoi 1-1 me “Sherifin e Tiraspolit” dje në mbrëmje, pasi humbi edhe ndeshjen e parë 0-1 në Tiranë ndaj moldavëve.
Një paraqitje shumë më e mirë e të kuqve në këtë sfidë krahasuar me ndeshjen e parë, por fati ka ndikuan në eliminimin e formacionit të drejtuar nga Lerda.
Partizani i befasoi vendasit me golin e Asanit (29), pas kombinimi me Solomon. Të kuqtë e nisën shumë mirë edhe pjesën e dytë, madje ishin ta pafat në rastin e Malës, që u ndal në mënyrë të pabesueshme dhe me shumë fat nga portieri. Në momentin më të mirë të të kuqve, Sheriffi shënoi me N’Diaje pas harkimit në qendër të zonës (63).
