Categories Sport

Partizani nuk gjen qetësi, humbet ndaj Kukësit

Izolimi duket sikur i ka bërë dëm skuadrës së Partizanit e cila sërish nuk ka gjetur qetësi. Këtë të dielë, të kuqtë humbën kundër Kukësit me rezultatin 1-3. Vetëm 1 minutë nga fundi i pjesës së parë, Kukësi kaloi në avantazh përmes Abazajt. Përmes një lëvizje të bukur në zonë, ai arriti të mposhtë mbrojtësin e Partizanit dhe portierin.

Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, Kukësi arrin të shënojë sërish por këtë herë përmes një gabimi të mbrojtësit të Partizanit i cili dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 62, Ethemi shënoi dhe golin e tretë për verilindorët duke vendosur qetësi në kampin e Kukësit. Pas hyrjes në zonë, Ethemi mposhti portierin me anë të një parabole.

Partizani arrin të reagojë vetëm në minutën e 72 me një gol me kokë por një rezultat ky i pandryshuar deri në fund të takimit. Të kuqtë humbën dhe takimin e parë të superiores pas rifillimit të futbollit më 3 qershor kundër Skënderbeut. Aktualisht ata janë shumë pranë zonës së rrezikut në vendin e 8 në kuotën e 38 pikëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME