Categories Lajme

Parukjerja e arrestuar me drogë në Tiranë flet në gjykatë: E solli shoku i djalit…

Parukieres Zamira Senkaj iu gjet në sallon një qese me lëndë narkotike, për të cilën thotë se nuk kishte fare informacion.

Përballë trupës gjykuese, 54-vjeçarja tha këtë të diel se lënda narkotike, e ndarë ne 18 qese, është lënë në sallonin e saj nga shoku i djalit, të cilin e kishte lejuar disa herë të kalonte natën në qendrën estetike:

“Erdhi në darkë, më tha: nuk kam çelësat e shtëpisë, më ka ikur mami me gjyshen, a të fle gjumë këtu.

Dhe unë e lashë të flinte gjumë në parukeri, por unë  nuk dija çfarë kishte ai, dhe të nesërmen erdhi policia, unë nuk dija gjë fare”.

Lënda është  e Arluen Begës, që është konsumues i drogës, i ka thënë ajo gjykatësit.

Në sallon policia ka gjetur po ashtu një pjatë porcelani me një lëndë të bardhë të dyshuar kokainë, që lë të kuptohet që Bega, jo vetëm ka mbajtur lëndën narkotike në biznesin e nënës së mikut të tij, në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”, por dhe ka konsumuar brenda ambientit drogën.

Në fund të seancës gjyqësore, që u ndoq nga gazetarja e Top Channel, parukierja u la në burg për veprën penale të “moskallëzimi të krimit”, pasi dyshohet se e dinte që Bega shiste lëndë narkotike dhe nuk e ka denoncuar rastin në policisë. Ndërsa për Begën, gjykata lëshoi masën arrest me burg në mungesë./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME