Categories Lajme

Pas 13 vitesh Britney Spears e lirë, babai i saj heq dorë nga kujdestaria

Britney Spears është më në fund e lirë. Babai i saj Jamie heq dorë nga kontrolli i pronave dhe karrierës së të bijës, si kujdestar i saj prej 13 vitesh.

Jamie mori nën kontroll jetën e Britney-t pas shqetësimeve për shëndetin e saj mendor në vitin 2008, duke kërkuar titullin “kujdestar ligjor” mbi pasurinë dhe aspekte të tjera të jetës së këngëtares.

Prej vitesh, Britney kërkonte nga i ati që të hiqte dorë nga ky titull, ku ai mund të vendoste gjithçka për pasurinë 60 milionë dollarë të 39-vjeçares, grumbulluar ndër vite falë koncerteve dhe albumeve të saj.

Avokati i Britney Spears e cilësoi vendimin e gjykatës një fitore të madhe, pasi në padi i ati akuzohej për abuzim me pasurinë.

Jamie Spears i ka mohuar vazhdimisht akuzat për keqbërje dhe ndër vite kishte shprehur shqetësim për mirëqenien e të bijës. Historia mes të atitit dhe të bijës dhe beteja e gjatë ligjore u rikthyen në vëmendje pas publikimit këtë vit të dokumentarit “Framing Britney Spears”, që përqendrohej në konfliktin mbi kujdestarinë e këngëtares.

Britney Spears nuk ka performuar në skenë që prej vitit 2018 dhe për këtë, këngëtarja fajëson të atin, që nuk e lejonte të këndonte përsëri, sikurse mbante nën kontroll edhe jetën personale të 39-vjeçares, ku mes disa rregullave, i ndalonte asaj edhe të bënte fëmijë të tjerë. Pas vendimit të gjykatës, kujdestar ligjor i aktiviteteve të Britney Spears është përcaktuar menaxheri i saj Jodi Montgomery.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dogji mbeturinat, po flakët u përhapën, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mallakastrës, pasi dyshohet se ndezi zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit…

LEXO ME SHUME