Ne mes te spekulimeve dhe dyshimeve te shumta per vd ekjen apo jo, Kim Jong-un është shfaqur në publik për herë të parë pas 20 ditësh, shkruajnë mediat shtetërore të Koresë së Veriut, raporton sot BBC.
Agjensia e lajmeve KCNA raporton se udhëheqësi i Koresë së Veriut preu shiritin në hapjen e një fabrike per mbeturinat dhe sipas saj, punetoret dhe te pranishmit e tjere në fabrikë “shperthyen ne brohoritje dhe duartrokitje” kur ai u shfaq te premten, ne diten e Punetoreve. Dalja e tij ne publik, gjithmone sipas raportimit te medias vendase, eshte e para qe pas lajmeve qe nisen nga data 12 prill, pas shume spekulimeve globale mbi shëndetin e tij.
Por, raportet e fundit nga media e Koresë së Veriut nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Mediat te tjera, si CNN shkruan se nuk është vërtetuar ende nëse ky informacion është i saktë apo jo. Madje, edhe lidhur me fotografitë e publikuara, duke hedhur gjithnje dushim nese jane apo ajo aktuale.
Media shtetërore më vonë publikoi imazhe qe e tregonn liderin duke prerë një shirit jashtë një fabrike. I pyetur për rishfaqjen e raportuar të Kim, Presidenti i SHBA Donald Trump u tha gazetarëve se ai nuk dëshironte të komentojë akoma.