Categories Covid-19, Lajme

Pas 20 ditësh tek “Shefqet Ndroqi”, piktori Besim Tula humb jetën nga Covidi

Piktori Besim Tula ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në moshën 71-vjecare. Prej më shumë se 20 ditësh ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por nuk arriti që ta mposhtë sëmundjen. Për largimin e tij nga jeta ka reaguar edhe gazetari Ilir Kadia, i cili kujton bisedat në telefon në këtë kohë pandemie vetëm për ta pyetur si është vetë dhe si e ka familjen. Parmbrëmë bënë bisedën e fundit kur i tha se e kishte marrë malli për një kafe, për të cilën Kadia i trishtuar shkruan: “Ku ta dija unë se do ish kaq e hidhur kafja jote”.

“Shpirti më është tulatur brenda zemrës!Nuk do të më flasë!Miku i tij më i mirë, Besim Tula, paska vdekur! Nuk do t’a besojë!I paska pushuar zemra e qeshur!I paska mbyllur përgjithmonë sytë e butë!I paska ngrirë dora që lëvrinte penelë!Besim Tula njerëzori!Miku që edhe kësaj kohe mizore të telefononte për të pyetur thjesht: Si jeni me shëndet? Si është nëna, mbesat,nipi,djemtë…? Vetë si je?

Parmbrëmë më the se të kish marrë malli për një kafe Besim! Ku t’a dija unë se do ish kaq e hidhur kafja jote!Përzjerë me lot nga ikja jote o Njeri Shpirtbukur!O zemërmadhi Besim!”, shkroi Kadia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME