Categories Showbiz

Pas 27 vitesh martesë, prezantuesi i njohur britanik del hapur

Prezantuesi i njohur britanik, Phillip Schofield, ka bërë me dije se është gay. Lajmin e ka dhënë përmes një postimi mjaft emocionues në Instagram.

Schofield bën me dije se ka pasur mbështetjen e të shoqes dhe të të bijave. Në shkrim thotë se mes pjesëtarëve të familjes ka pasur disa biseda të ngrohta dhe mirëkuptuese.

“Jam martuar me Steph për rreth 27 vite dhe kemi rritur bashkë dy vajza shumë të bukura, Molly dhe Ruby. Familja më ka ndenjur shumë pranë. Ato janë munduar të më inkurajojnë dhe të më mbushin me mirësi e dashuri, pavarësisht hutimit të tyre. Kam kaluar disa momente shumë të errëta dhe ende nuk më zë gjumi.

Konflikti në botën time të brendshme është shumë në kontrast me botën e jashtme, e cila ka ndryshuar shumë dhe për mirë. Në ditët e sotme, të jesh gay është një arsye më shumë për të festuar dhe për të qenë krenar. Po, ndiej akoma dhimbje dhe hutim, por kjo vjen për shkak të vuajtjes që po i shkaktoj familjes time. Steph ka qenë e mrekullueshme. E dua shumë atë. Ajo është shpirti më i pastër që kam takuar ndojëherë. Vajzat po më tregojnë dashurinë e tyre, më përqafojnë dhe më inkurajojnë pafund me fjalë”.

Ai e mbyll shkrimin e tij duke kërkuar që kushdo të jetë i sjellshëm, veçanërisht me fjalët kundrejt familjes së tij, në këtë moment kritik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ajo la modelingun për t’u bërë murgeshë, historia e Camila Rodriguez përçan rrjetet sociale

Historia e Camila Rodrigues Cardoso, një bukuroshe 21-vjeçare braziliane e cila hoqi dorë nga karriera…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Showbiz

Ja si funksionon mashtrimi online që “shpall të pa jetë” VIP-at shqiptarë për përfitim financiar

Një skemë e mirëorganizuar mashtrimi online po përdor lajme të rreme për vdekjen ose arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dalin pamjet e rënda/ Lim Hoti i BBV është dhunuar para hyrjes nga ky reper (Video)

Ndërkohë që reperi Lim Hoti po tërheq vëmendjen e publikut me lojën e tij brenda…

LEXO ME SHUME