Categories Lajme

Pas 3 dekadash/ Kantieri i riparimit të anijeve nis të ngrihet këtë vit

Këtë vit nis ngritja e kantierit të riparimit të anijeve, një investim që favorizon drejtëpërdrejtë sektorin e peshkimit.

Mungesës së kantierit për riparimin dhe ndërtimin e anijeve, e kthyer në një kambanë alarmi prej vitesh për qeveritë, një ëndërr e mërguar për peshkatarët të cilët detyrohen të kryejnë shërbimet e anijeve jashtë vendit, duke vënë në rrezik ekzistencën e flotës së peshkimit për shkak të kostove të larta që duhet të paguajnë për riparimin e anijeve, në vendet fqinjë, tani i ka ardhur fundi.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka përcaktuar portin e Shëngjinit, të Vlorë dhe të Sarandës, si zonat ku do të ndërtohen këto kantiere dhe pas procesit të saktësimit të  pronësisë dhe të gjithë dokumentacionit të nevojshëm nis këtë vit, ngritja e kantierëve të riparimit të anijeve.

Pas mbështetjes me lehtësi fiskale dhe karburant pa akcizë, sektori i peshkimit në Shqipëri do të ketë sërish masa mbështetëse, pasi po i hapet drita jeshile ndërtimit të kantierit të riparimit të anijeve, pas tre dekadash mungesë ekzistence në vendin tonë.

Ky investim sjell kosto më të vogla të operatori ndaj shtetit në lidhje me qiranë që  reflektohen në kosto më të ulëta për anijet e peshkimit dhe në krahun tjetër shteti fiton nëpërmjet rritjes së punësimit.

Aktualisht në Shqipëri është një kantier ushtarak ekzistues në Pashaliman, të Vlorës për riparimin e anijeve, por ai është i vogël dhe që nuk përmbush sot nevojat e flotës së peshkimit. Pjesa më e madhe e flotës shqiptare, gati 90% e anijeve riparohet në portet italiane, dhe greke, duke harxhuar minimalisht 7 milionë euro në vit, që është një shifër relativisht e vogël, pasi vetëm anijet e mëdha që kanë mundësi të kalojnë detin shkojnë të riparohen jashtë vendit, ndërsa anijet e vogla riparohen në kushte jo të përshtatshme dhe duan periudha të gjata kohe, duke e kthyer këtë çështje në një problematikë shumë të madhe për anijet e peshkimit.

Por me iniciativën që po ndërmarr qeveria, këto kantiere do të ofrojnë më shumë mundësi dhe ky është hapi tjetër shumë i rëndësishëm për mbështetjen e sektorin e peshkimit detar.

Vendi ynë numëron rreth 450 anije peshkimi por potencialet dhe mbështetja që po i adresohen këtij sektori, pritet të pozicionojnë peshkimin drejt një zhvillimi të ri bashkëkohor. e.xh/j.p/atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME