Categories Lajme

Pas 30 vjetësh, fillon dhënia e certifikatave të pronës për tokën bujqësore dhe banesat në fshatrat e Bregdetit

Per here te pare pas 30 vjetësh, fillon dhenia e certifikatave te prones per token bujqesore dhe banesat ne fshatrat e Bregdetit. Ka qënë vet kreu i Kadastrës Qëndrore Artan lame i cili është gjendur në fshatrat Borsh dhe Ilias, ku ka dorëzuar një pjesë të çertifikatave të para ku është shoqëruar nga deputeti Damian Gjiknuri si dhe kryebashkiaku i Himares, Goro.

Lame është shprehur se tashmë ka nisur përmbyllja e këtij proçesi delikat për të cilin është punuar intensivisht që ti jepet zgjidhje përfundimtare problematikave të kësaj zone të cilat kanë 30 vjet që janë të mbartura. Ai ka shtuar se në fillim shumë prej ketyre banoreve ishin skeptike dhe mosbesues, por shpërndarja e çertifikatave është fakti konkret .Sipas tij e vetmja problematike që ngelet, është ajo e atyre banorëve që jetojnë jashtë shqipërisë dhe nuk kanë ardhur të aplikojnë për shkaqe të ndryshme dhe për ketë mund të vijojnë deri në përmbyllje të proçesit.

Sipas Lames Procesi i regjistrimit fillestar u be i mundur pas miratimit te ligjit per perfundimin e proceseve tranzitore te pronesise ne muajin maj te ketij viti . Gjiknuri në fjalën e tij është shprehur se është bër një punë e madhe duke nisur nga Kadastra e cila ka realizuar atë që nuk është bërë në 30 vite .

Gjiknuri është shprehur se të gjitha institucionet përkatëse do të vijojnë punën intensivisht që i gjithë proçesi të përmbyllet për të gjitha zonat në mandatin e tretë të kësaj qeverie.  Ne Qershor, kur ky proces filloi ,Kadastra pati perplasje me banoret ku ishte vet Lame qe u ndesh me mosbesimin e banoreve per shkak të zvarritjeve për 30 vite. Jane rreth 2000 pasuri per te cilat eshte permbyllur procesi i paisjes me dokumentacion ndersa puna po vijon intensivisht dhe per zonat e tjera te Bregut si Himare, Vuno, Palase, etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME