Categories Lajme

Pas 35 ditësh grevë në Francë rinisin negociatat mes Macron dhe sindikatave

Situatë shumë e tensionuar në kryeqytetin francez për shkak të grevës dhe protestave kundër reformës së pensioneve. Policia përdori gaz lotsjellës ndërsa manifestuesit reaguan me sharje dhe kërcënime. Nga data 5 dhjetor Franca është përfshirë në një krizë sociale të shkaktuar nga vendimi i presidentit Macron për të reformuar sistemin e pensioneve në vend. Një reformë që i dëmton të gjithë sipas manifestuesve e sidomos brezat e ardhshëm.

Shumë nga manifestuesit që merrnin pjesë në këtë protestë të katërt të madhe kundër reformës së pensioneve mbanin veshur jelekun e verdhë, i cili përfaqëson zemërimin që nisi dhe një nga lëvizjet sociale më të mëdha që kanë parë rrugët e Francës dhe që nuk është shuar ende. Protestuesit shprehen se përveç kundërshtimit të reformës së pensioneve duan dhe një jetë më të mirë. Numri i lartë i personave që protestuan në rrugët e Parisit mund të rrisë kërkesat në negociatat me qeverinë, me shpresën që më në fund situata të zhbllokohet dhe të përfundojë kriza e cila deri tani i ka kushtuar me miliona euro francezëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME