Categories Kuriozitete, Lajme

Pas 52 vitesh ne kerkim, zbulohet hajduti i bankes Ted Conrad

Një i kërkuar që qëndronte pas grabitjes më famëkeqe në SHBA është arrestuar pas 52 vitesh. Ted Conrad punonte si sportelist në Society National Bank në Cleverland kur gr abiti punëdhënësin e tij në 1969. Ai u zhduk me 215 mijë dollarë, që sot kanë vlerën e 1.7 milionë dollarëve.

Hetuesit nuk arritën të zbulonin vendndodhjen e tij për shkak se bënte një jetë të qetë. Conrad, i cili v diq në maj nga kanceri në mushkëri, ishte vetëm 20 vjeç kur kreu grabitjen.

Ai shfrytëzoi të metat e sigurisë duke arritur që të dilte nga banka me paratë të fshehura në një çantë ndërsa banka ishte duke u mbyllur të premten në mbrëmje.

Punonjësit e bankës mësuar për grabitjen vetëm dy ditë më pas kur Conrad ishte zhdukur tashmë. Conrad ndryshoi emrin në Thomas Randele dhe u largua për të jetuar në Uashington, Los Angeles dhe Boston.

“New York Times” raporton se ai ka kaluar 40 vite duke punuar si lojtar golfi dhe shitës për makina të përdorura. Çështja mbeti e pazbuluar për dekada përpara se hetuesit, të alarmuar nga shfaqja e nekrologjisë së Randele në një gazetë, të ishin në gjendje të krahasonin dokumentet që ai kishte depozituar gjatë viteve 1960.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME