Categories Politike

Pas 6 vitesh mungesë, I biri tregon ‘amanetin’ e Sokol Olldashit (Video)

6 vite më parë në mbrëmjen e 20 nëntorit të vitit 2013, rrugën e nisur  nga Elbasani drejtë Tiranës, Sokol Olldashit ia ndërpreu një aksident fatal që i mori edhe jetën. Ish-deputeti dhe ish-ministri i demokratëve la pas veç kujtimeve edhe një projekt të gjatë politik ku në qendër të tij kishte demokratët. Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashit nuk ishte pranë familjarëve në përvjetorin e gjashtë të tij, pasi njësoj si babai i tij vëmendjen e ka të fokusuar te politika. Nga Zagrebi ku ndodhet në një takim të Forumit Rinor Demokrat, Glauk rrëfen për “ABC News” arsyet përse Sokol Olldashi nuk e nxiste të merrej me politikë.

Përkushtimin për politikën e ka të madh, por shkallët ka vendosur t’i hedhë një e nga një. Ndërkohë që thjeshtësia dhe ana njerëzore zotohet se do të jetë virtyti që do trashëgoi nga babai i tij. 6 vite pas ndarjes nga jeta, kujton se periudhën kur Sokol Olldashi garoi për drejtimin e PD ka qenë periudha më e qetë për të dhe është i bindur se nësë do të ishte gjallë do të vijonte të ishte pjesë e PD-së. Për të treguar se Olldashi ishte një makineri votash, Glauk tregon se si përmes thjeshtësisë ai arrinte të kthente në favor të demokratëve edhe zona tradicionale të majta. Një mesazh për 6 vjetorin e Olldashit shpërndau në rrjetet sociale edhe kreu i demokratëve, Lulzim Basha i cili i ndodhur në një takim zyrtar në Zagreb theksonte se Sokoli do të ndihej krenar për djalin e tij. Ndërkohë që miq të afërt të Olldashit e kujtuan përmes mesazheve të ndara në rrjetet sociale. abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME