Categories Kuriozitete

Pas 9 vitesh pauzë, NASA dhe kompania e Elon Musk gati të bëjnë histori

SpaceX, kompania e Elon Musk pritet që të hyjë në histori të mërkurën e 27 majit. Kompania e teknologjisë së kërkimit hapësinor nis sot misionin e parë me njerëz në bord. Në bordin e raketës Falcon 9 do të jenë dy astronautë të NASA-s, Koloneli i Marinsave në pension Doug Hurley dhe Koloneli i Forcave Ajrore Bob Behnken, ndërsa ky mision i jep fund një pauze nëntë vjeçare të agjencisë hapësinore. Bëhet fjalë për një fluturim test që quhet Demo-2, dhe pritet që të ngrihet toka amerikane për të orbitë rreth orës 4:33 të pasdites me orën lokale, (22:33 sipas kohës së Evropës Qendrore), që nga Qendra Hapësinore e NASA-s në Florida. Për ata që janë kuriozë për të parë ngritjen e raketës nga toka, mund ta shihni ‘live’ në Space.com ose direkt nga uebsajti i vetë agjencisë hapësinore.

Presidenti Donald Trump dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence kanë në plan të shkojnë në Cape Canaveral për të parë nisjen. Lëshimi i anijes do të varet nga moti. Parashikuesit thanë se ekziston 40 për qind mundësi që misioni të shtyhet për shkak stuhive në Florida. Nëse kjo ndodh, një mundësi e dytë për lëshimin e Falcon 9 do të ishte pasditja e së shtunës.

Kur anija e hapësirës Atlantis u nis për herë të fundit nga Cape Canaveral më 8 korrik 2011, ajo drejtohej nga astronauti i NASA-s Doug Hurley. Tani gati një dekadë më vonë, Hurley është një nga dy pilotët e provës për anijen raketë krejt të re të prodhuar nga SpaceX për këtë fluturim. Astronautët e NASA-s, Koloneli i Marinsave në pension Doug Hurley dhe Koloneli i Forcave Ajrore Bob Behnken janë shokë klase, miq, veteranë të eksplorimit të hapësirës, të martuar me veterane të hapësirës dhe kanë të dy djem të rinj.

Ata përdorin të njëjtën platformë lëshimi ku Atlantis mbylli programin e nisjeve në 2011, viti i fundit i lëshimit nga vendi i tyre për astronautët e NASA-s. “Tetë vite e gjysëm, nëntë vite më vonë, shohim se jo vetëm jemi gati të fluturojmë mjetin e parë me ekuipazh drejt Stacionit Hapësinor, por kemi edhe ngazëllimin se mund të rikthehemi ndoshta në Hënë pas pak vitesh. Pasi ulëm anijen Atlantis në 2011, nuk do të kishim menduar kurrë se do ndodheshim këtu nëntë vite më vonë. Është shumë më mirë se ç’e kisha imagjinuar“, thotë Hurley. Që atëherë, e vetmja mënyrë për të shkuar në stacionin hapësinor për astronautët ka qenë me raketa ruse të lëshuara nga Kazakistani. Hurley do të drejtojë nisjen dhe uljen, një detyrë e përshtatshme për pilotin e fluturimit të fundit të anijes hapësinore të NASA-s.

Behnken, një inxhinier mekanik me gjashtë shëtitje në hapësirë në biografinë e tij, do të mbikëqyrë kontaktin dhe uljen në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Hurley, 53 vjeç dhe Behnken, 49 vjeç, janë ekuipazhi i parë i pilotëve të NASA-s në dekada. Hurley dhe Behnken janë martuar me kolege astronaute të NASA-s: Karen Nyberg dhe Megan McArthur. Secili çift ka nga një djalë, në moshën dhjetë dhe gjashtë vjeçare. Kapsula Dragon në bordin e raketës Falcon 9 Megjithëse kapsula e ekuipazhit Dragon dhe sistemi i saj i shpëtimit tashmë janë demonstruar në fluturime me manekinë, nuk ka ndonjë garanci. Në fluturimin hapësinor, kurrë nuk ekziston një gjë e tillë.

“Mendoj se janë kaq shumë faktorë teknikë dhe gjëra tek të cilat duhet të përqëndrohemi për t’u siguruar që do t’ia dalim mbanë, për vendin tonë në histori, apo qoftë edhe duke u përpjekur t’i vendosim emrat tanë në të njëjtat fjali si njerëzit që kanë qenë përpara nesh. Duket e parakohshme derisa ta kemi realizuar“, thotë Behnken. Fluturimi i tyre shënon rikthimin e nisjes së astronautëve nga Shtetet e Bashkuara, si dhe të parin e këtij lloji nga një kompani private. /abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME