Categories Lajme

Pas acarit të ditëve të fundit, pritet që të rikthehen reshje intensive në vend

Pas ditëve të ftohta që kemi kaluar së fundmi pritet që në datat 22-26 Janar të rikthehet moti me shi në pothuajse të gjithë territorin e vendit. Shtimi i reshjeve intensive në ditët në vijim ka bërë që KESH të jap një njoftim të rëndësishëm për qytetarët.

Në njoftim bëhet me dije, se prurjet në Hec Fierzë, Koman dhe Vau Dejës priten të rriten ndjeshëm, por kjo nuk do të bëjë që të kemi përmbytje në zonën e nën Shkodrës, pasi shkarkimet nga hidrocentralet janë bërë, por dhe priten të bëhen në mënyrë të kontrolluar nga ana Komisioni i Posaçëm i Trajtimit të Plotave në KESH.

Njoftimi i plotë i KESH Raportet meteorologjike parashikojnë se për periudhën 22-26 Janar 2021 priten rreshje intensive shiu, në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin dhe për pasojë prurjet në Hec Fierzë, Koman dhe Vau Dejës priten të rriten ndjeshëm.

Sekretariti Teknik i Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave vijon punën në marrjen e masave paraprake për ti paraprirë situatës që pritet të vijë në ditët në vijim. Për këtë arsye, shkarkimet e kontrolluara në Hec Vau Dejës u rritën nga 300 m3/s në 700 m3/s me synim parandalimin e shkarkimeve të mëdha në momentet e pikut të prurjeve natyrore.

Shkarkimet do të menaxhohen me kujdes duke ndjekur në dinamikë zhvillimet meteorologjike. Bazuar në informacionin aktual të prurjeve, shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës. KESH, do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik-

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME