Categories Lajme

Pas Air Albania, dështon edhe ndërtimi i Aeroportit të Vlorës?!

I ftuar në emisionin Zonë ë Lirë ne Tv Klan, Shehaj ka deklaruar që edhe pse ka votuar pro ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, ky projekt tashmë ka dështuar pasi pala turke është tërhequr nga investimi.

AI më pas ka shtuar gjithashtu se bashkë me dështimin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, ka dështuar edhe krijimi i kompanise ajrore, Air Albania, ndërsa avioni i parë “Lasgushi” tashmë është zhdukur.

Sot gjatë ditës, Albeu.com njoftoi se kompania “Air Albania”, e cila ende nuk ka një faqe zyrtare në web ku mund të blesh bileta, nuk ka bërë asnjë njoftim mbi këto linja e reja dhe nuk ka informacion për një avion të dytë në flotën e saj edhe pse aktualisht “Lasgushi” figuron me kodin e Turkish Airlines dhe nuk ka kod unik të vetin.

Në faqen zyrtare të “Tirana Airport” ku pasqyrohen të gjitha kompanitë që fluturojnë nga Shqipëria apo nga shtete të tjera për në Shqipëri, nuk ka asnjë avion të pasqyruar me kodin e Air Albanias.

U tha se kompania do të përfundonte testet për një muaj, por “Migjeni” nuk duket gjëkundi, ndërsa “Lasgushi” po shihet rrallë e më rrallë në qiellin shqiptar, kurse “Imzot Noli” mbetet ende një ëndërr amerikane që “bën vaki edhe nuk del” nëse vijohet me këtë ritëm!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME