Categories Showbiz

Pas akuzave të Hysenit, Alvisa i bën kërkesën publike Bashkimit (Foto)

Gjatë puntatës së “Për’puthen Prime” të së shtunës kanë ndodhur shumë të papritura që në qendër të vëmendjes ishin Hyseni dhe Alvisa. Gjatë një lidhje live me emisionin, Hyseni tregoi se ai gjatë programit është rilidhur prapë me Alvisën, por ajo e tradhtoi me Bashkimin. Prova për këtë ishin disa video që Hysenit i kishin ardhur në rrjete sociale.

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” tha se kërkoi të përballet me Bashkimin thjesht për ta sqaruar se është viktimë, ndërsa nga Alvisa ndihet i tradhtuar dhe shumë i prekur, sepse sipas tij e ka dashur shumë.

Nga ana tjetër, Alvisa mohoi gjithë akuzat e tij, duke thënë se i ka dhënë ‘shpresa’ Hysenit pasi është ndjerë e kërcënuar dhe e përndjekur. Hyseni gjithashtu tregoi regjistrime, foto e video ku Alvisa i thoshte se po bën lojë me djemtë aty dhe se do rikthehet me të. Gjithashtu ai tha se edhe puntatën e Prime kur erdhi, e cila xhirohet më përpara, e panë bashkë në shtëpinë e tij të shtunën.

“Kjo bisedë është bërë 5 minuta para se unë të futesha në Prime. Vet me gojën e saj thotë që ka gënjyer produksioni jo unë. Gënjeni për lloj-lloj gjërash që të dilni mirë në publik. Përdorët gurin e fundit se e dini që publiku mbështet personat që dhunohen, por në jetën time nuk njihet fjala dhunë dhe nuk e kam bërë kurrsesi atë veprim. Pse këtu e pranon që të paskam kërkuar më parë të lije emisionin dhe të paguaja gjobën, aty në Prime thoje jo. Të vij turp moj vajzë as vetë nuk di për çfarë po gënjen më”, tha Hyseni.

Pas të gjitha gjërave që ndodhën, Alvisa i ka kërkuar publikisht Bashkimit ta falë, teksa shprehet se e kupton situatën e vështirë në të cilën ndodhet ai.

Ajo ka treguar se Bashkimi është arsyeja e vetme pse ajo është rikthyer në emision, pasi kishte një pëlqim shumë të madh për të. Nga ana tjetër, Alvisa shprehet se gjërat për publikun do të sqarohen me kalimin e kohës dhe e vërteta e kësaj historie do të mësohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME