Categories Lajme

Pas apelit në Ora News, emigrantët solidarizohen me familjen Vrenozi

Varfëria e tejskajshme e familjes Vrenozi në fshatin Bishan të Fierit ka bërë që Imami i xhamisë së Fierit Albert Kanani së bashku dhe me emigrantët dhe besimtarë  të solidarizohen dhe të dhurojnë disa ndihma ushqimore. Apeli i kësaj familje u transmetua disa ditë më parë në Ora News.Pas transmetimit në Ora News të kushteve ekonomike të familjes Vrenozi prej 5 anëtarësh në fshatin Bishan të Fierit kanë reaguar emigrantë, të cilët janë solidarizuar dhe kanë dhuaruar ndihma  ushqimore. Kjo dhe falë mbështetjes së Imamit të xhamisë se Fierit, Albert Kanani dhe besimtarëve të tjerë.

Ata janë njohur më nga afër me problemin e kësaj familjeje.“Shpresoj se qytetarë të tjerë do ti bashkohen thirrjeve tona.”

“U munduam me atë çfarë mundemi dhe sot duam të sjellim gëzim.”Zonja e shtëpisë ndërsa falënderon për bamirësinë me lot në sy tregon edhe dhomën ku jetonte nipi i saj i ndjerë.

“Faleminderit që me çelët një dritë jeshile.”Ndërkohë  djalit tjetër i familjes nga fshati Bishani,  Eduarti kërkon vetëm një vend pune.

“Unë pa punë këtu në shtëpi. Kam kërkuar po nuk kam ku të gjej.”

Kjo familje prej 5 anëtarësh  jeton në një varfëri ekstreme në një banesë tërësisht të rrënuar. e cila dikur përdorej si një stallë për bagëtitë e ndërsa sot është kthyer në një banesë për anëtarët e kësaj familjeje. Me ndihmën e të afërmve të tyre. anëtarët e kësaj familjeje kanë nisur ndërtimin e një banese të re, por gjendja e vështirë ekonomike dhe mungesa e të ardhurave kanë bërë që kjo ndërtesë të lihet përgjysmë  pasi situata për to bëhet dhe më e vështirë me ardhjen e stinës së dimrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME