Categories Lajme

Pas Bjellorusisë, BE drejt sanksioneve edhe për Turqinë: Do ta diskutojmë!

Bashkimi Europian duket se nuk do të tolerojë më, dhe do të veprojë me ‘dorë të hekurt’ ndaj atyre që kanë shkaktur dy kriza të ndryshme në Europë, Bjellorusisë dhe Turqisë. Për Bjellorusinë, ministrat e jashtëm të BE ranë dakord për një listë të zezë e cila do të sanksionojë 20 zyrtarë bjellorusë, ku thuhet se do përfshihet dhe Presidenti Lukashenko.

Por mbledhja e së premtes në Bruksel, u shfrytëzua nga Greqia dhe Qipro për të kërkuar masa ndaj Turqisë.
Ministrat e BE ranë dakord edhe për këtë pikë, ku zv/ presidenti i KE zbulon se më 24 shtator në mbledhjen e Këshillit Europian do të diskutohet edhe masat ndaj Turqisë në rast se shtatori nuk sjell progres.

Borrell paralajmëroi se BE do të tregojë forcë kolektive por nga ana tjetër do i hapë rrugë dhe dialogut në Bjellorusi apo në Mesdheun Lindor. Ai shtoi se tashmë BE është e unifikuar në krizën në Mesdhe, duke mbështetur plotësisht Greqinë dhe Qipron, teksa është e zhgënjyer nga sjellja e Erdogan për shpimet ilegale në det.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME