Categories Lajme

Pas bukës dhe miellit, rritet dhe çmimi i orizit, sheqerit dhe fasulet

Nuk ndalet rritja e çmimeve të produkteve ushqimore të shportës. Pas rritjes të çmimit të bukës (25%), miellit (20%), vajit të lulediellit (32,5%),  rritet edhe çmimi i orizit, sheqerit, fasules dhe niseshtes.

Në dyqanet e pakicës të produkteve ushqimore çmimi i orizit Gold të kompanisë Teuta, distributorit më të madh të produkteve ushqimore, këto   ditë është rritur 6-12,5%, sheqeri është rritur 10%, fasulet 5-10% dhe niseshteja 20%.

Sipas drejtoreshës të financave të kompanisë “Teuta” Junis Uruçi, çmimi i orizit nga 160 lekë/kg varion në 170-180 lekë/kg, sheqeri nga 90 lekë/kg po shitet 102 lekë/kg, fasulja nga 200-210 lekë/kg në 220 lekë, ndërsa niseshtja nga 70 lekë/500 gr në 85 lekë.

Znj. Uruçi pohon se rritja për çmimet e këtyre produkteve ka qënë e vazhdueshme, e cila ka nisur që dhjetor të vitit të kaluar. “Ndërkohë situata në tregjet ndërkombëtare është e vështirë.

Çmimet rriten përditë, transporti po ashtu, edhe furnizimet nuk janë si më parë. Oferta është më e ulët kudo”, nënvizon ajo. Furnizimet nga ky distributor sigurohen nga tregjet europiane dhe ato aziatike për produktin e orizit. “Nga Azia janë rritur shumë kostot e transportit.

Nga Europa është rritur shumë çmimi i furnizimit”, shton znj. Uruçi. Aktorët kryesorë të importit të mallrave ushqimore thonë se në këtë situatë është e vështirë të bëhen parashikime për ecurinë e çmimeve dhe gjetjen e furnizimeve, pasi në tregjet e huaja ndryshimet janë të shpeshta. Për muajin prill pritet një tjetër rritje e çmimit të vajit të lulediellit. Grosistët e vajit në Hungari njoftuan rritje të çmimit të vajit 55,5%./ Monitor.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME