Categories Lajme

Pas deklaratave të forta të banorëve të Astirit, Basha niset për tek protesta

Banorët e Astirit, të cilët e kanë zgjatur protestën e tyre për shkak të prezencës së lartë të policisë kanë bërë thirrje reagim nga ana e ambasadorëve dhe përfaqësuesve të opozitës.

Burime bëjnë me dije se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim  Basha është nisur për tek Unaza e Re, ku po zhvillohet edhe protesta dhe ku njoftohet se ka prani të shtuar të forcave policore, përfshirë edhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Kujtojmë se banorët ju kanë bërë thirrje edhe ambasadorëve të huaj të akredituar që të dalin përkrah tyre pasi ndihen të kërcënuar.

Ata si çdo mbrëmje kanë bllokuar rrugën por gjatë protestës së sotme, ata janë rrethuar nga një numër i madh policësh të cilët nuk i kanë lejuar të bllokojnë të dy akset e Unazës.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka postuar në rrjetet sociale përkrah të cilës shkruan se Policia përgatitet për dhunë kundër banorëve të Unazës së Re.

Në mbështetje të banorëve gjenden edhe disa ish-deputetë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME