Categories Lajme

Pas disa orë ndjekje dhe mbajtje nën rrethim, si u kapën dy djem në Dibër. Dy të tjerët ia mbathën me gjithë paratë. Dalin pamjet

Policia në Dibër ne operacionin e koduar “Shumbati”, zbardh në kohë rekord v.jedhjen me a.rmë të një shume parash në një banesë.

Pas disa orë ndjekjeje dhe mbajtje nën rrethim, bien në prangat e Policisë dy nga autorët kryesorë.

Shpallen në kërkim dy autorë të tjerë të ngjarjes.

Policia e Dibrës pas marrjes së informacionit se disa persona , nën kërcënimin e armës ishin futur në një banesë në fshatin Grykë Nokë dhe nën k ërcënimin e a rmës kishin marrë një shumë parash , menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.

Autorët në momentin që kanë konstatuar se po ndiqeshin nga policia kanë braktisur mjetin e tyre duke u fshehur në malin e fshatit Shumbat.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim dhe me agjentët e Hetimit të K rimit në DVP, kanë rrethuar autorët në një perimetër të gjerë dhe kanë vijur ndjekjen dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tyre.

Pas disa orë ndjekje dhe mbajtje nën rrethim është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve M.M, 26 vjeç dhe D.M, 26 vjeç, banues në Kukës.

Ndërsa shtetasi M.K, 25 vjeç, banues në Dibër, dhe F.H, 20 vjeç, banues në Kukës, kanë mundur të largohen duke marrë me vete edhe shumën e parave të vj edhura, të cilët janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në fshatin Grykë Nokë, Dibër, dyshohet se nën kërcënimin e një arme, kanë v jedhur në banesën e shtetasit I.H, shumën prej 300.000 lekë, dhe më pas janë larguar me një automjet tip ‘Opel’.

Vijon krehja e zonës për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim dhe të gjetjes së a rmës që dyshohet se autorët e kanë hedhur porsa kanë parë që ndiqeshin nga policia.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i përdorur nga autorët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME