Categories Sport

Pas disfatës ndaj Teutës, trajneri Dobi i jep lamtumirën Kukësit: Dhashë dorëheqjen për të mirën e klubit

Enkeleid Dobi nuk është më trajner i Kukësit pas disfatës me Teutën në shtëpi në javën e 13-të të Superiores. Pas sfidës ai u shpreh se ka dhënë dorëheqjen pasi nuk arriti të merrte rezultatet që priste.

“Çfarë nuk shkoi? Rezultatet. Mendoj që kultura e edukata nuk më lejon të vazhdoj diçka që nuk jep efekte. I falënderoj nga zemra që më dhanë një mundësi, shpresoj të kthehet në rrugën e duhur dhe vendin e duhur. Ndaj unë sot i bëra të qartë ekipit që jap dorëheqjen për të mirën e klubit. Për të komentuar ndeshjen janë fjalë boshe që nuk kanë vlerë. Shpresoj që sado pak efektet e punës time ti japin ndihmesë klubit që nuk e meriton atë vend.

Është e vendosur, nuk ka tani as kthim mbrapa, nuk ka këtu. E shoh që është momenti që për hir të klubit e ekipit që ndoshta të marrë disa sinjale të tjera se kanë mbetur edhe 23 ndeshje. Është momenti i duhur, duhet menduar gjithmonë për të mirën e ekipit dhe klubit. Unë jam një person, klubi është shumë i madh, janë shumë persona, është një qytet”, u shpreh Dobi për “Oversport”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME