Categories Lajme

Pas Jugut, nën rrethim për atentatin Nikla, si u zh.duk “Juli i Pashakos” para bastisjes nga policia

Policia e Shtetit e ka zgjeruar hartën e kërkimeve për kapjen e autorëve të dyshuar të atentatit ku mbetën të plagosur, prokurori Arjan Ndoj e miku i tij Pëllumb Muharremi, ndërsa ndërroi jetë Andi Maloku. Pas kërkimeve të zhvilluara mbrëmjen e së enjtes në Lushnje e Vlorë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt dhe ato të RENEA-s nuk kanë rënë ende në gjurmë të autorëvë të dyshuar të ngjarjes. Zyrtarisht është shpallur në kërkim policor si person që mund të ketë dijeni për ngjarjen ose i përfshirë në atentat, Julian Sula me origjinë nga Thanasaj e Lushnjes.

Ai nuk iu është përgjigjur kërkesës së policisë për të sqaruar rrethanat në atentatin e së premtes të datas 1 nëntor, teksa ka dyshime se janë gjetur gjurmë papilare të tij në automjetin e sekuestuar në Shkafan të Ishmit.

Dyshimet janë se Juli i “Pashkos” siç njihet ndryshe mund të fshihet në zonën e kenetës, ku u kotrollua edhe një banesë që dyshohet se përdorej si bazë nga persnat me rekorde k riminale. Ka dyshime se pak para të së zhvillohej kontrolli i FNSH-së, shtëpia ishte pastruar, duke larguar të gjitha mjetet që shërbejnë për kryerjen e një atentati.

Ndërkohë në orët e parë të së premtes, Forcat Operacionale zhvilluan një aksin blic në qytetin e Peqin. Nga qelizat telefonike ka rezultuar se dy persona të tjerë që vijojnë të qëndrojnë në arrati të jenë lokalizuar në atë zonë por operacioni rezultoi pa sukses./abc

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME