Categories Politike

Pas kërkesës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian, Cakaj në Paris kërkon edhe anëtarësimin në UNESCO

Në kuadër të pjesëmarrjes në Sesionin e 40-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay ku kërkoi edhe anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.

Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO sipas Cakaj, vetëm do të përforcojë vlerat që përfaqëson kjo organizatë, nga edukimi deri te trashëgimia kulturore.

Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e edukimit në zhbërjen e sjelljeve përjashtuese dhe ekstremiste, si dhe për rëndësinë e patjetërsueshme të dialogut multikulturor. Po ashtu, u shpreh gatishmëria për thellim të bashkëpunimit gjatë Kryesisë së OSBE-së 2020, veçanërisht në fushën e promovimit të lirive themelore, politikave anti-diskriminuese dhe dialogut të hapur shoqëror.

Ministri Cakaj, në takim ngriti edhe çështjen e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UNESCO, si një e drejtë e një vendi që kërkon të bashkëpunojë me UNESCO-n, në shërbim të arsimimit më të kualifikuar të qytetarëve të Kosovës, mbrojtjes së vlerave të tyre kulturore dhe artistike dhe krijimit të një mjedisi rajonal, ku Kosova të rrisë bashkëpunimin edhe në këto fusha.

“Theksova rëndësinë e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UNESCO. Kosova sot është shembull rajonal në mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve dhe trashëgimisë kulturore përgjithësisht.” – është shprehur në një postim në facebook ministri Cakaj.

Sot  Cakaj, ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës edhe në Këshillin e Evropës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME