Categories Lajme

Pas largimit nga Gjykata e Lartë, rikthehet sërish Ardian Dvorani

Pas shkarkimit dhe konstatimit të mbarimit të mandatit si kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe si anëtar i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, pritet të kthehet si gjyqtari i Gjykatave të Apelit. Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka bërë të ditur sot se Dvorani duhet të zgjedhë mes 6 pozicioneve të punës në Gjykatat e Apelit në vend, për të ushtruar funksionin e gjyqtarit. Dvorani ka afat deri më datë 28 korrik për të vendosur se në cilën gjykata do të dojë të ushtrojë detyrën e tij.

“Pas diskutimeve, Këshilli vendosi publikimin e pozicioneve të lira në nivel apeli, për gjyqtarin Ardian Dvorani, që ka të drejtën e caktimit në një pozicion të tillë. Pas kësaj vendimmarrje gjyqtari Ardian Dvorani, ftohet për të zgjedhur deri më datë 28.07.2020, njërin nga pozicionet e lira në gjykatat e mëposhtme: Gjykata e Apelit Tiranë, Gjykata e Apelit Administrativ,Gjykata e Apelit Durrës, Gjykata e Apelit Korçë, Gjykata e Apelit Gjirokastër,Gjykata e Apelit Shkodër”, thekson KLGJ.

Vendimet e sotme te KLGJ Sot me datë 23.07.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme. Më konkretisht: Këshilli vendosi hapjen e procedurës së komandimit në pozicionin e ndihmësmagjistratit në Gjykatën e Lartë dhe shpalljen e kërkesës për 5 (pesë) kandidatura nga radhët e gjyqtarëve. Në vijim Këshilli, pasi u njoh me dokumentacionin përkatës, vendosi pezullimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga znj. Ariana Gaçi, për rikthimin e saj në funksionin e Këshilltarit të Gjykatës së Lartë. Kjo vendimmarrje u bë për shkak të kërkesës saj të paraqitur për shqyrtim para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më tej, mbledhja vijoi me shqyrtimin e relacionit mbi situatën e pritshme të caktimin në pozicion të të sapodiplomuarve për magjistratë. Pas diskutimeve, Këshilli vendosi që t’i kërkojë Shkollës së Magjistraturës, si organi kompetent që bën renditjen e kandidatëve për magjistratë, të unifikojë listën e të diplomuarve për magjistratë, profili gjyqtar. Pas diskutimeve, Këshilli vendosi publikimin e pozicioneve të lira në nivel apeli, për gjyqtarin Ardian Dvorani, që ka të drejtën e caktimit në një pozicion të tillë. Pas kësaj vendimmarrje gjyqtari Ardian Dvorani, ftohet për të zgjedhur deri më datë 28.07.2020, njërin nga pozicionet e lira në gjykatat e mëposhtme:

Gjykata e Apelit Tiranë, Gjykata e Apelit Administrativ, Gjykata e Apelit Durrës, Gjykata e Apelit Korçë,  Gjykata e Apelit Gjirokastër,Gjykata e Apelit Shkodër. Gjithashtu, Këshilli vendosi përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me Vendimin nr.86, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për kandidaten znj. Klodiana Veizi, për shkak të tërheqjes së saj nga kandidimi për këtë pozicion.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. Irida Kacerja të katër kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 91, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME